332 barnatore të Maqedonisë do të ofrojnë ndihmesa ortopedike

PUBLIKUAR

Ndihmesat ortopedike do të jepen në 332 barnatore në tërë territorin e Maqedonisë, duke u siguruar kështu 406 lloje ndihmesash ortopedike dhe të tjera, respektivisht 1210 ndihmesa të prodhuesve të ndryshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ndihmesa do të shpërndahen në Berovë, Manastir, Vallandovë, Veles, Vinicë, Gjevgjeli, Gostivar, Dibër, Dellçevë, Kavadar, Kërçovë, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krushevë, etj.

Ndihmesat do të jepen pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Fondit për sigurim shëndetësor dhe 91 subjeteve juridike, pas thirrjes publike. Fondi sqaron se në të njëjtën kohë, në marrëveshjen e re ka dispozita me të cilat forcohet mekanizmi i kontrollit, si edhe dispozita ndëshmikore, që kanë për qëllim të pengojnë çfarëdo gabimi ose keqpërdorimi.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...