Legjenda e Juventus: Pirlo duhet të luajë me sistemin 4-2-4 kundër Barcelonës

PUBLIKUAR

Alessandro Del Piero e ka këshilluar ish-bashkëlojtarin e vet tani trajnerin e Juventusit, Andrea Pirlon, që të luajë me sistemin 4-2-4 kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Juventus do ta presë skuadrën spanjolle në Allianz Stadium të mërkurën, në xhiron e dytë të grupit G në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Gjiganti italian në xhiron e parë fitoi kundër Dynamo Kiev me rezultat 2:0, ndërsa Barça triumfoi kundër Ferencvaros 5:1 në Camp Nou.

Në ndeshjen e fundit skuadra italiane në Seria A, ka dështuar që të marrë tri pik duke barazuar kundër Hellas Veronas të dielën. Gjatë këtij fillimi të sezonit Juventus ka vetëm dy fitore, një në tavolinë kundër Napolit pasi që këta të fundit nuk udhëtuan për ndeshje për shkak të COVID-19 dhe tjetra kundër Sampdorias, tani zonja e vjetër renditet e pesta në tabelë, tre pik më pak se lideri Milan i cili ka një ndeshje më pak.

Legjenda e Juventusit Del Piero mendon që Andrea Pirlo duhet të ndryshojë sistemin e lojës kundër Barcelonës.

“Juve në krah duhet të luajë me Dejan Kulusevskin dhe Federico Chiesa, i cili ka një potencial të shkëlqyer. Gjithashtu shoh potencial për të luajtur më dy mesfushorë qendrorë, dhe një formacion të mundshëm 4-2-4”, tha Del Piero./

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...