30- vjeçarja humb foshnjën, për shkak të një gabimi absurd të mjekëve

PUBLIKUAR

Kate Pateman, nga Kembrixhi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e tretë shkoi në spital, pasi pa se të brendshmet e saj ishin të lagura nga një lëng për të i panjohur.

Në vend që të futej në sallën e lindjes, doktorët i thanë 30-vjeçares se ky lëng ishte vetëm djersë dhe se nuk i kishte ardhur koha për të lindur. Nëna e dy fëmijëve, u kthye në shtëpi duke menduar se gjithçka ishte në rregull dhe se lëngu kishte qenë djersë e krijuar nga temperaturat e larta.

Pas disa javëve kur kishte bërë kontrollin rutinë, doktorët i kishin thënë se në mitër nuk kishte lëng amniotik, që është i domosdoshëm për zhvillimin e foshnjës dhe për këtë arsye foshnja nuk ishte zhvilluar. Pasi iu nënshtrua operacionit, doktorët i thanë se nuk kishin arritur ta shpëtonin foshnjën.

Lëngu amniotik, është lëngu i domosdoshëm për zhvillimin e foshnjave si dhe për mbrojtjen nga infeksionet dhe lëndimet. “Ende nuk mund ta besoj se çfarë më ka ndodhur. Tani do të mendoj për këtë gjë gjatë tërë jetës sime”, u shpreh 30-vjeçarja.

Nëse doktorët do ta zbulonin këtë problem me kohë, atëherë foshnja do të arrinte të shpëtonte. Edhe pse ende nuk është bërë ndonjë hetim për rastin, gjithsesi spitali e ka marrë përgjegjësinë dhe kanë kërkuar falje te familja e 30-vjeçares.

Në Britaninë e Madhe ka shumë raste, ku foshnjat nuk kanë arritur të jetojnë për shkak të neglizhencës dhe mungesës së kujdesit nga mjekët. /Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...