Një i ri shqiptar 29 vjeç është shtruar në spital në rrezik për jetën pas një aksidenti që ndodhi, të shtunën, në orën 7:40 në ish-rrugën shtetërore ndërmjet Caravaggios dhe Mozzanicas.
Paraprakisht dyshohet se i plagosurit ndodhej në makinën “Mercedes Classe A” dhe nga Mozanica ishte drejtuar për në Caravaggio. Për shkaqe që ende janë duke u shqyrtuar, ai është përplasur me një kamion transportues që mbante 7 makina dhe vinte në drejtim të kundërt, përcjell syri.
Nga përplasja makina është shkatërruar plotësisht. Në vend u kërkua ndërhyrja e zjarrfikësve që duhet të prisnin pjesët metalike për të nxjerrë të plagosurin. Shoferi i makinës është një shqiptar 29-vjeçar dhe ndodhet në rrezik për jetën.


