Vasfije Krasniqi pyet se kush do të sulmohet tash pas grave të dhunuara vitin e kaluar e tash ndaj UÇK’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka pyetur se kush do të jetë në radhë për t’u sulmuar.

Ajo ka shkruar në Twitter se pas sulmeve ndaj grave të dhunuara vitin e kaluar dhe UÇK’së tash, kush do të sulmohet tjetër.

Vasfije@VasfijeKrasniqi

Vjet victimat e dhunes sexuale, tash UÇK-ja. Whats next?

See Vasfije’s other Tweets

Gjithë ky debat është nxitur nga një deklaratë e Shkëlzen Gashit dhënë në Fronatl të T7, ku thotë se krimet ndaj pakicave i kanë bërë ushtarët e UÇK’së.

Madje, Gashi kishte thënë se vrasjet e civilëve të pafajshëm s’ishin kryer nga njerëz të shoqatave artistike.

Shkelzen Gashi, Këshilltar i Kryeministrit të shkarkuar, kishte shkruar qysh më 2011 për ‘krimet e UÇK’së’. Atëkohë, citonte raporte në të cilën thuhej se “UÇK kishte përgjegjësi për të zhdukurit dhe kishte pasur burgje”. Kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare për këta të zhdukur.

Para nëntë vjetëve, Shkelzen Gashi, Këshilltar i shkarkuar i Kryeministrit të shkarkuar, shkruante për “krimet e UÇK’së”. Ofronte shifra të personave të zhdukur nga nacionaliteti serb, boshnjak, malazez e rom.

Të premten, Gashi shkoi edhe më tutje, duke kërkuar përgjegjësi nga ushtarët e UÇK’së, të cilët i bëri përgjegjës për krimet e luftës. Tha se këto krime ndaj minoriteteve s’i kanë kryer pjesëtarët e shoqërive artistike.

Ndërkohë, në një tekst te vitit 2011, Gashi, kërkonte direkt përgjegjësi nga prijësit e luftës, duke përdorë argumentet e senatorit zviceran, Dick Marty. “Ish-liderët e UÇK-së duhen me dhanë përgjegjësi për të zhdukurit. Ata nuk është mirë as me e përfaqësue Kosovën në negociata me Sërbinë, kur dihet se ndër temat kryesore, përveç çështjes së të zhdukurve, ka me qenë edhe statusi ‘europian’, pra autonomia, për sërbët e Kosovës. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...