250 mijë dollarë ari për të marrë nuse në Kërçovë

PUBLIKUAR

“Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”, thotë Elton Mehaj.

Elton Mehaj është personi i parë që ka nisur organizmin e ceremonive të dasmave dhe koncerteve në Shqipëri e Kosovë.

Pas 16 vjetësh karrierë, ai ka zbuluar në “Why Not” nga Roza Lati se si ka rënë vlera e koncerteve dhe këngëtarët po drejtohen tek dasmat, përcjell albinfo.ch.

“Koncertet, vitet e fundit kanë nisur të bien disa këngëtarë, të bien niveli i mbrëmjeve apo i punës që bëjnë ata dhe po ecin më shumë dasmat. Tek ne në Kosovë, shumica e atyre që nuk kanë kënduar në dasma më përpara, tani kanë filluar të këndojnë se pagesa është më e mirë, një ambient familjar dhe kryesisht po ndihen mirë”, është shprehur ai.

“Pjesën më të madhe e bëjmë në Maqedoni, një pjesë në Kosovë. Edhe pse jam nga Kosova, punën time e njohin më shumë në Maqedoni. Jemi edhe nga Mali i Zi, por më pak. Më së shumti drejtohemi në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë”, theksoi Mehaj.

Ndërkohë që moderatorja po fliste për çmimet 5 mijë euro të fustaneve në fejesë, Eltoni tha: “Ke qenë në dasma në Kërçovë ndonjëherë? A e di sa kushton veshja e një gruaje? 250 mijë dollarë! Kur kërkojnë nuse në Kërçovë, nëse nuk je i zoti të veshësh në dylyma të arit 250 mijë dollarë, atëherë nusen nuk ta japin”.

SHIKO MË SHUMË

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...

Lela dhe Leo konfirmojnë ri-bashkimin përmes videos

Lela dhe Leo duket se i kanë dhënë një mundësi tjetër lidhjes së tyre. Çifti...