25 të lënduar në Gjermani pas një shpërthimi në një ndërtesë

PUBLIKUAR

Policia gjermane thotë se 25 persona janë lënduar pas një shpërthimi në një ndërtesë në qytetin Wuppertal dhe se shpërthimi ka ndodhur pak para mesnatës të shtunën.

Sipas AP, përcjell Telegrafi, zjarri më pas ka kapluar ndërtesën disa katërshe dhe zjarrfikësit kanë hasur në vështirësi për ta shuar zjarrin, pasi pjesë të ndërtesës kanë kolapsuar.

Zjarrfikësit kanë arritur që të shpëtojnë katër persona që ishin brenda ndërtesës dhe kanë pësuar lëndime të rënda.

Ndërkaq, 21 persona të tjerë janë lënduar lehtë dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

Policia gjermane tha sot se ende nuk kanë arritur që ta shuajnë zjarrin, ndërkaq hetimet për të gjetur shkakun e shpërthimit, kanë nisur tashmë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...