25 shqiptarë në burgjet e Turqisë, mes tyre edhe një vajzë

PUBLIKUAR

Dënimet e ashpra që parashikon legjislacioni turk për çështjet e drogës, por edhe kontrollet e ashpra në kufi, duket se ua bëjnë të vështirë trafikimin e lëndëve narkotike shtetasve shqiptarë.

Megjithatë të shumtë janë ata që kanë rrezikuar, duke përdorur forma nga më të ndryshmet për të fshehur drogën që trafikonin, raporton Panorama.

Aktualisht në burgjet e Stambollit, ndodhen duke vuajtur dënimin 25 shtetas shqiptar. Mes tyre është edhe një vajzë 21-vjeccare nga Përmeti, e cila është dënuar me 25 vjet burg.

Bëhet fjalë për Anxhela Zekollarin, e cila në maj të vitit të kaluar, u arrestua në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë, bashkë me të fejuarin e saj.

Në trup iu gjet e fshehur një sasi prej 2.5 kg hashash, që e kishte paketuar në formën e një jeleku, të veshur poshtë rrobave.

E megjithëse sasia mund të konsiderohet e vogël, krahasuar me rastet e tjera të trafikut ndërkombëtar të drogës, ajo sërish ka marrë dënim maksimal.

Madje gjyqtarët turq, nuk i ka “zbutur” as fakti që ajo ishte shtatzënë, duke vendosur që ajo të dënohet me 25 vjet heqje lirie. Tashmë ajo ndodhet në burg, bashkë me foshnjën e saj, që për shkak të rrethanave u detyrua ta lindë aty.

Avokati shqiptar Kadri Hoxha, i cili prej shumë vitesh ushtron profesionin e tij në Stamboll, u bën apel bashkëatdhetarëve të tij që të mos rrezikojnë të trafikojnë drogë atje, pasi dënimet janë shumë të ashpra dhe askush nuk tolerohet

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...