Keyetari Ahmeti apelon për kujdes ndaj drunjëve dekorativ në Lipjan

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës Lipjanit Imri Ahmeti ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të kenë kujdes e ti ruajn drunjët dekorativ që gjendën në qytet.

“Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti kërkon nga të gjithë qytetarët që të përkujdesen sa më shumë për hapësirat publike si dhe të ruhen drunjët dekorativ që gjenden në qytetin e Lipjanit

“Ne po bëjmë përpjekje të mbjellim sa më shumë drunjë, dhe na duhet ndihma e të gjithëve që të kujdesemi për të ruajtur dhe shtuar sa më shumë gjelbrim në qytetin dhe vendëbanimet e Komunës së Lipjanit. Ditëve të fundit kemi vazhduar me mbjelljen e drunjëve edhe në disa hapësira në fshatin Dobrajë të Madhe, Banullë, Gadime e do vazhdojmë edhe në vendbanime të tjera në mënyrë që shtojmë gjelbërim sa më shumë, por gjithsesi na duhet të gjithë të jemi të përkushtuar në ruajtjen dhe kultivimin e të gjitha hapësirave dhe drujëve dekorativ”, tha Kryetari Ahmeti, shkruan Komuna e Lipjanit.

Ai po ashtu shtoi se, kushdo që dëmton drunjtët dekorativ, vepron në dëm të interesave publike dhe dëmton rënd ambientin. Ndaj dëmtuesve të tillë duhet reaguar të gjithë bashkë si shoqëri dhe duhet të ndërmerren veprime adekuate ligjore nga organet kompetente të rendit.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...

Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë në Janjevë

Një burrë është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së dielës në Janjevë. Policia ka...