2016 në Prishtinë me 32 aksidente me fatalitet

PUBLIKUAR

Që nga janari i vitit 2016 në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur 32 aksidente me pasoja fatale.

Policia ka bërë të ditur se në këto aksidente 37 persona kanë humbur jetën, prej tyre 18 ngasës automjetesh, 13 pasagjerë dhe 6 këmbësorë.

Duke e parë shqetësuese këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe numrit të madh të viktimave, kërkohet nga pjesëmarrësit në trafik të jenë më të kujdesshëm dhe t’i respektojnë me përpikmëri të gjitha rregullat e trafikut.

Në veçanti, kërkohet respektimi në kufizimet e shpejtësisë, në mënyrë që kështu të ulet numri i këtyre aksidenteve fatale. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...