20 Mars Dita Botërore e Shëndetit Oral

PUBLIKUAR

“Ecja dhëmbë të shëndoshë , fëmijë të lumtur”
Biseduam me fëmijet për kujdesin e shëndetit oral, ju treguam atyre disa njohuri për dhëmbët, si bëhet larja e dhëmbëve, cilat janë ushqimet e shëndetëshme etj.

Dita Botërore e Shëndetit të oral synon të rris ndërgjegjësimin, vetëdijesimin si dhe të tregojë rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien tonë.

Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi, i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës.
Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie, ku higjiena e dobët orale dhe pllaku dental janë përgjegjës kryesor për prishjen e dhëmbëve.
Disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë mungesa e kujdesit, pastrimi jo i rregulltë, konsumi i ëmbëlsirave, kequshqyeshmeria etj.

Për të patur dhëmbë sa më të shëndetshëm, duhet bërë kujdes me ushqimet që disa i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijet energjike, frutat e thata dhe patatinat e llojeve të ndryshme, ato përmbajnë sasi të lartë të sheqernave të cilat nxisin kariesin dentar.

Larja e dhëmbëve është e rëndësishme sidomos gjatë natës sepse sasia e pështymës ulet duke lënë dhëmbët dhe gojën të thatë.
Për këtë arsye, larja e dhëmbëve me furçë dhe pastë është e rëndësishme.

Larja e dhëmbëve duhet të zgjasi 2 −3 minuta, 2 herë në ditë me një furçë me fije buta. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit.
Nje furçë duhet të ndrrohet mesatarisht çdo 3 muaj.

Këshilla për një shëndet oral sa më të mirë:
1. Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djath, kos.
2. Përdorni ujë pas ushqimit.
3. Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
4. Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
5. Përdorni pejin dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
6. Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.

Opinion nga Diamant Bytyqi

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...