20 fitore me radhë për Manchester Cityn

PUBLIKUAR

Manchester City e ka mposhtur 2-1 West Ham Unitedin. Ruben Dias në minutën e 30-të dhe John Stones në atë të 68-të shënuan për vendasit, që shkuan në 20 fitore me radhë.

Tjetër ndeshje, tjetër fitore për Manchester Cityn.

 

Të besuarit e Pep Guardiolës kanë shkuar në 20 fitore me radhë në të gjitha garat, pasi të shtunën triumfuan 2-1 në Premierligë kundër West Ham United.

Ruben Dias në minutën e 30-të dhe John Stones në atë të 68-të shënuan për vendasit, derisa për West Hamin shënoi Michail Antonio për të barazuar rezultatin 1-1, para se vendasit në pjesën e dytë të shënojnë golin e tri pikëve.

Kjo është fitorja e 20-të me radhë dhe tani City ka shkuar në kuotën e 62 pikëve, 13 më shumë se ndjekësi më i afërt, Manchester United. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...