2 të vdekur dhe dhjetëra të shpëtuar pasi stuhia më e fuqishme godet Kaliforninë

PUBLIKUAR

Një njeri u vra nga rryma pasi telat e rrymës ranë mbi të dhe një tjetër u mbyt në veturën e tij të zhytur në ujë pas stuhive më të fuqishme që kanë goditur Kaliforninë jugore.

Zyrtarët e Los Anxhelosit thanë se 55-vjeçari vdiq në spital pasi e zuri rryma nga telat e shtyllës elektrike që ranë në një veturë të premten pasdite.

Një tjetër vdiq në veturën e tij pasi ajo u zhyt në ujë pas përmbytjeve të mëdha, transmeton Gazeta Express.

Zjarrfikësit përdorën litarë dhe varka me ajër për t’i shpëtuar shtatë njerëz dhe dy qenë nga zona Sepulveda afër Lumit të Los Anxhelosit.

Ndërkohë, një pemë 22m ra në një ndërtesë afër UCLA-së, duke rrezikuar njerëzit që ishin në dhomat e gjumit.

Autoritetet thonë se katër nga gjashtë apartamente në atë zonë janë shpallur të pasigurt për të hyrë. Erërat e fuqishme prej 112kmh shkatërruan disa pjesë të këtij rajoni.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...