149 kosovarë kthehen sot nga Franca, Gjermania e Zvicra

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 149 qytetarë nga Franca, Gjermania e Zvicra, raporton Gazeta Express.

Ambasada e Kosovës në Paris përmes një postimi në Facebook ka thënë se këta qytetarë do të udhëtojnë sot nga aeroporti i Basel-Mulhouse-Freiburg.

“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër”, thuhet në njoftim.

Tutje amabasada e Kosovës në Francë ka thënë se riathdhesimii i këtyre qytetarëve është bërë në bashkëpunim me ambasadat në Francë, Gjermani e Zvicër si dhe me angazhim edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

“ Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë”, thuhet tutje.

Ndërkaq sot është njoftuar edhe për 40 kosovarë të tjerë që do të kthehen nga Kroacia me autobus që më pas do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve.

Edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se sot janë nisur 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend shkaku i pandemisë COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...