14 fakte për dashurinë të cilat nuk i keni ditur

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Gjendet një mjet shpërthyes në Lipjan, njësia për deminim e KFOR’it bën tërheqjen e tij

Një burrë në Lipjan ka gjetur në oborrin e tij një mjet të dyshuar...

Moti sot me temperatura deri në 25 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se moti me diell dhe pjesërisht...

14-fakte-p-euml-r-dashurin-euml-t-euml-cilat-nuk-i-keni-ditur_hd

Dashuria është magjike, e bukur, por edhe misterioze. Ka shumë gjëra që nuk i dimë për të. Shkenca ofron sqarime në bazë të viziologjisë – kur dashuroheni, në tru lirohen një sërë koktejesh substancash kimike. Kjo është gjë e bukur, mirëpo akoma nuk e sqaron atë ndjenjën tepër të bukur të dridhmave në bark.

Edhe pse nuk mund ta zgjidhim këtë mister të përhershëm, mund t’ju argëtojmë dhe t’ju ofrojmë fakte shumë interesante mbi dashurinë, transmeton Telegrafi.

1. Meshkujt janë më dashurues se femrat. U mjaftojnë vetëm 3 takime. Ndërkaq femrat kanë nevojë për më shumë se 14 takime.
2. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.
3. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4.000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.
4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.
5. Dy të tretat e njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë vite që e njohin, se sa me një të sapo njohur.
6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.
7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mendje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.
8. Dashuria ka të njëjtin efekt në trup, njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një frikë të madhe, zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe rritje të të rrahurave të zemrës.
9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.
10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.
11. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.
12. Ka një arsye pse ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia dhe romanca.
13. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!
14. Tradita e unazës së fejesës ka ardhur që në shekullin e 15’të, kur Duka Maximillian i Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...