Këngëtarja tashmë stiliste, duket se ka ndërruar 13 unaza në 15 vjet martese me bashkëshortin David Beckham. Ekspertët vlerësuan koleksionin e saj të diamantëve, safirëve, smeraldëve që shkon në rreth 4 milionë paund.
Kur David e propozoi Victorian në vitin 1998, ai i dhuroi një unazë diamanti me një formë të zgjatur e rrethuar nga ar, rreth 65 mijë paund. Në vitin 2002 u shfaq me një unazë tjetër, po kësaj radhe jo shumë të shtrenjtë, “vetëm” 5000 paund. Më pas, në Uimbëlldon kishte zgjedhur një unazë diamanti ngjyrë të verdhë i rrethuar me ar: 100.000 paund. Dhe një vit më vonë, një ndër unazat e saj të preferuara me një prerje katrore me gurë smeraldi e rrethuar me diamantë: 500.000 paund. Më e shtrenjta mendohet të jetë një unazë diamanti me formë zemre që duket se ka kushtuar 1 milionë paund. Koleksioni i saj është vlerësuar nga “Daily Mail” dhe argjendari Steve Bennett. Ai tha se nuk kam njohur kurrë një grua që të ndryshojë unazat e martesës kaq shpesh. “Victoria preferon ta shohë unazën si çfarëdolloj aksesori tjetër të fashionit”.



