104 jetë të shuara nga koronavirusi këtë javë

PUBLIKUAR

Përbrenda një jave, në Kosovë kanë humbur jetën 104 persona si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Dita e cila ka regjistruar rekord javor të numrit të vdekjeve ishte e martja, me 24 të vdekur nga koronavirusi, shkruan Gazeta Express.

Ndërkaq, dita e sotme përgjatë kësaj jave ka regjistruar më së paku vdekje nga Covid-19, respektivisht 10, sipas raportit të IKSHPK’së.

Po ashtu, përgjatë së dielës numri i rasteve aktive ka rënë nën 10 mijë, për herë të parë që prej fillimit të valës pandemike në Kosovë.

Qeveria gjatë ditës ka bërë me ditur se në vend rreth 35 përqind e popullatës së rritur mbi moshën 18 vjeçare janë të vaksinuar me dy doza të vaksinës anti-COVID.

Qendrat e vaksinimit këtë javë dhe javëve në vijim do të jenë të hapura edhe përgjatë të dielave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...