100 milionë euro plus Alonson për Lukakun, Interi i përgjigjet Chelseat

PUBLIKUAR

Interi e ka hedhur poshtë një ofertë në vlerë prej 100 milionë eurove plus Marcos Alonson nga Chelsea për Romelu Lukakun, sipas mediave italiane, të cilat paralajmërojnë se nuk ka mbaruar me kaq.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi këtë verë dhe sytë i kah ka sulmuesi belg i Interit, raporton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, oferta e Chelseat për Lukakun kap vlerën e 100 milionë eurove plus kalimin e mbrojtësit anësor Alonso në Inter.

As kjo ofertë nuk është pranuar nga kampioni italian, por transmetuesi italian paralajmëron se kjo çështje nuk merr fund me kaq, sepse Chelsea është i gatshëm të shkojë shumë larg për ta arritur ish-sulmuesin e vet.

Telashet financiare të zikaltërve janë të ditura, por ata janë të vendosur ta mbajnë lojtarin kryesor, i cili ishte vendimtar në fitimin e titullit në Serie A sezonin e kaluar.

As Lukaku nuk dëshiron të largohet nga Interi, pasi në fanellën zikaltër e ka gjetur formën jetësore dhe me të është duke e shijuar futbollin në Itali, me 24 gola në 36 ndeshje në Serie A sezonin e kaluar.

Ai e kishte një përvojë të shkurtër me Chelsean, por klubi londinez nuk ia dha mbështetjen e nevojshme për të lulëzuar, të cilën e gjeti në San Siro./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...