100 ditë rresht, çka do të mbahet vitin e ardhshëm në Prishtinë?

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, zhvilloi sot një takim shumë përmbajtjesor me ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, me të cilin diskutuan për një varg çështjesh që janë prioritet në programin e qeverisjes së re komunale.

 

Kryetari Rama, i kërkoi bashkëpunim ministrit Çeku për projekte të rëndësishme të kulturës dhe trashëgimisë kulturore, siç janë ndërtimi i Sallës Koncertale dhe Muzeut të Artit Bashkëkohor.

Me theks të veçantë, Rama e informoi ministrin Ceku për përgatitjet e Komunës së Prishtinës për Bienalen Nomade Evropiane “Manifesta”, që vitin ardhshëm do të mbahet në Prishtinë, ku për 100 ditë rresht do të organizohen ngjarje kulturore, performanca e punëtori të ndryshme, me qëllim të vetëdijesimit dhe fuqizimit të qytetarëve për të rimarrë hapësirat publike nëpërmjet artit dhe arkitekturës.

Në takim, të dy u pajtuan që të fillojnë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve që i përfaqësojnë sa i përket trashëgimisë kulturore.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...