1 vit burgim dhe 500 euro gjobë për veprën penale vjedhja në vazhdim

PUBLIKUAR

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.I., i akuzuar për vjedhje në vazhdim.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një (1) viti si dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) €”, njofton gjykata.

“I pandehuri akuzohet se më datat 12, 23 shkurt 2023 dhe 6, 7, 9, 10, 12, 23 mars 2023 si dhe më datë 1 prill 2023 në lokale dhe lagje të ndryshme në Ferizaj me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete apo për persona të tjerë, i merr pasurinë të dëmtuarve, me ç` rast me veprime të tij ka kryer veprën penale në vazhdim vjedhja nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit M.I., me aktvendim të veçantë i caktohet masa e paraburgimit.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...