1 Maji nuk respektohet në sektorin e bizneseve private në Lipjan

PUBLIKUAR

Organizata e Shoqërisë Civile “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut” ngrit shqetësimin mbi gjendjen e punëtoreve në Komunën e Lipjanit. Sipas Shoqërisë Civile është shumë shqetësuese gjendja e të drejtave të punëtoreve sidomos në sektorin privat të bizneseve, ku kemi shkelje flagrante e të drejtave të punëtorëve, të cilat janë të parapara me ligjin e punës Nr. 03/L-212 të datës 01.11.2010. Ku nuk kemi respektim të orarit të punës, ku punëtorët detyrohen që të punojnë mbi 40 orë në javë dhe ka raste që punëtorët të punojnë pa asnjë ditë pushimi apo e kanë vetëm një të diele në çdo të dytë javë pushim.

Edhe pse sot është festa punëtorëve 1 Maji, në Lipjan kjo ditë nuk është respektuar fare nga bizneset private, thuajse 100 % të bizneseve private kanë punuar., shkruan YAHR. Si duket vetëm institucionet publike e kanë respektuar këtë festë dhe më së shumti këtë festë e kanë respektuar stafi i Drejtorisë Komunale të Inspektoratit, e cila nuk ka marrë asnjë veprim për ti ndëshkuar bizneset private për mos respektimin e ligjit për festa Nr. 03/L-064 të datës 23 maj 2008 .

Andaj Organizata YAHR kërkon nga punëtorët një angazhim kolektive për organizim dhe për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve, se vetëm organizimet kolektive në forma sindikale mund të jenë garant për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...