​Trump i drejtohet kombit – në fokus migrimi, ekonomia dhe Siria

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

​Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do t’i drejtohet të martën kombit – për herë të dytë – nga Kongresi amerikan.

Fjalimi pritet të përqendrohet te migrimi, konfliktet në Lindjen e Mesme dhe ekonomia amerikane, ndërsa vjen në kohën e betejave të mëdha politike me demokratët e Kongresit.

Fjalimi, para të dyja dhomave të Kongresit, mbahet vetëm disa ditë pas përfundimit të mbylljes 35-ditëshe të Qeverisë amerikane – më të gjatës në histori.

Mbyllja ka ndodhur pasi demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit kanë refuzuar të financojnë një nga prioritetet kryesore të politikës së Trumpit: një mur në kufirin e SHBA-së me Meksikën, i cili, sipas presidentit, do të ndalonte rrjedhën e migrantëve të paligjshëm dhe të drogave.

Marrëveshja që e ka rihapur Qeverinë, skadon më 15 shkurt dhe Trump ka kërcënuar se do të shpallë emergjencë kombëtare nëse Kongresi nuk ia miraton 5.7 miliardë dollarët e kërkuar për murin.

Fjalimi, fillimisht, ka qenë i caktuar për datën 29 janar, por udhëheqësja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, ka refuzuar ta lejojë Trumpin që t’i adresohet kombit – një ngjarje kjo e pazakonshme.

Duke folur për gazetarët më 1 shkurt, Trump sinjalizoi se do të marrë vendim për emergjencën kombëtare.

“Do të dëgjoni fjalimin drejtuar kombit dhe pastaj do të shihni se çfarë do të ndodhë. Do të shohim kah emergjenca kombëtare, sepse nuk mendoj se do të ndodhë diçka me demokratët e Kongresit”, tha Trump.

Me Kushtetutë, Kongresi amerikan merr vendime për shpenzimet dhe miraton shpenzime të mëdha të parave të taksapaguesve.

Mbyllja e Qeverisë, e cila ka lënë qindra-mijëra punonjës federalë pa paga, i ka dëmtuar rëndë vlerësimet e Trumpit.

Kësaj i janë shtuar edhe mospajtimet e tij publike me dëshmitë e agjencive kryesore të inteligjencës në SHBA, rreth kërcënimeve në gjithë botën.

Republikanët e Trumpit po ashtu nuk janë pajtuar me urdhrin e tij për të tërhequr mijëra trupa amerikane nga Siria dhe Afganistani.

Si hije mbi presidentin qëndrojnë edhe hetimet e këshilltarit të posaçëm, Robert Mueller, për ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA më 2016 dhe për lidhjet e mundshme midis zyrtarët rusë dhe bashkëpunëtorëve të Trumpit.

Demokratët, që kanë fituar kontrollin në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e nëntorit, e kanë bërë të qartë se planifikojnë të jenë agresivë në këto hetime dhe çështje të tjera.

Në fjalimin e tij, Trump pritet t’i marrë meritat për njërën nga pikat më të ndritshme të dy vjetëve të tij në detyrë: rritjes së ekonomisë amerikane.

Ekonomia ka përfituar nga reforma më e madhe legjislative e Trumpit: një reduktim taksash prej 1.5 trilion dollarësh që ka ndihmuar në uljen e normës së papunësisë deri në 4% dhe mbajtjen e inflacionit rreth 2 %.

Por, ekonomistët thonë se efektet e këtij stimulimi do të zvogëlohen këtë vit, ndërsa ka frikë se disa politika tregtare të Trumpit, përfshirë luftën tregtare me Kinën dhe tensionet me Kanadanë dhe Meksikën, do të dëmtojnë po ashtu rritjen.

Ndihmës në Shtëpinë e Bardhë thanë se Trump do ta shfrytëzojë fjalimin drejtuar kombit edhe për të shpallur një moment historik në luftën në Siri kundër militantëve të grupit Shteti Islamik.

Në dhjetor, Trump ka bërë të ditur se do t’i tërheqë forcat amerikane nga Siria – një vendim ky që i ka habitur aleatët. /rel/

=copyright

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...