​RrGK shpreh shqetësim për qasjen diskriminuese ndaj grave në vendimmarrje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti po qëndron në vizitë zyrtare në Izmir të Turqisë

Dje gjatë ditës në një vizitë zyrtare në qytetin e Izmirit të Turqisë, kryetari...

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka reaguar përmes një komunikate për medie, duke thënë se po përcjell me shqetësim sulmet e bëra së fundi ndaj grave në vendimmarrje.

Në këtë komunikatë thuhet se në cilado pozita dhe kapacitete qofshin ato, ata dënojnë, siç thuhet, ‘portretizimin e grave në vendimmarrje si të paafta’.

RrGK thotë se në vend se gratë në pozita vendimmarrëse të vlerësohen për punën dhe performancën e treguar, ne jemi dëshmitarë se vazhdimisht ndaj tyre po shpërfaqet mendësia patriarkale.

“Gratë vazhdojnë të jenë pjesë konstruktive e proceseve politike në Kosovë, andaj çdo tentativë për zhvleftësimin e rolit të tyre politik përmes akteve seksiste dhe mizogjeniste është krejtësisht e papranueshme. Gjithashtu, kjo praktikë e sfidon rrënjësisht arritjen e një shoqërie të barabartë, gjithëpërfshirëse, si dhe dëmton dhe aspiratat demokratike e progresive të Kosovës”, thekson RrGK.

RrGK përsërit thirrjen për ndërprerje të kësaj qasje, e cila, sipas saj, rrezikon prodhimin e raporteve të pabarabarta shoqërore, ekonomike dhe kulturore ndërmjet grave dhe burrave.

Ndryshe, në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ka pasur rritje të numrit të grave që fituan ulëse në Kuvend, 26 prej 39 deputeteve janë zgjedhur pa kuotën gjinore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila, i është kundërpërgjigjur...

Mot i vranet dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë...

Vranësira e shi, parashikimi i motit për sot

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të...