
Ministri i Infrasturkturës z. Fehmi Mujota i shoqëruar nga kryetari i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, nënkryetari z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Rrahman Jakupi dhe në prani të një numri të madh të banorëve lokal, sot kanë përurur rrugën regjionale Gjurkovc – Muzeqinë – Koshare, në gjatësi prej shtatë kilometrash si dhe rrugën lokale në gjatësi prej dy kilometrash që e lidhë fshatin Muzeqinë me atë Vojnovc.
Ministri i Infrasturkturës z. Fehmi Mujota i shoqëruar nga kryetari i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, nënkryetari z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Rrahman Jakupi dhe në prani të një numri të madh të banorëve lokal, sot kanë përurur rrugën regjionale Gjurkovc – Muzeqinë – Koshare, në gjatësi prej shtatë kilometrash si dhe rrugën lokale në gjatësi prej dy kilometrash që e lidhë fshatin Muzeqinë me atë Vojnovc. Ministri Mujota ka thënë me këtë rast se këto dy rrugë i kanë kushtuar Ministrisë së Infrastrukturës një milion euro, ndërkaq kanë një rëndësi të vaçantë sepse sigurojnë qarkullimin e banorëve dhe mallrave jo vetëm të kësaj komune por edhe tërë Kosovës. ”Sot, e ndajë gëzimin me kryetarin e komunës së Shtimes z. Naim Ismajli dhe me të gjithë banorët sepse përurimi i këtyre rrugëve është zgjidhje fatlume për qarkullimin e banorëve dhe mallrave”, tha Mujota. Investimet tona në këtë drejtim nuk do të ndalen përderisa nuk do të mbaroj së asfaltuari edhe kilometri i fundit në rrugët e Republikës së Kosovës, ka thënë ministri Mujota. Ai ka shtuar se aktualisht edhe njëqind projekte rrugore anë e kënd Kosovës janë në përfundim e sipër, ndër to edhe projektet kaiptale siç është magjistralja Prishtinë – Hani Elezit si dhe rregullimi dhe zgjërimi i rrugëve magjstrale Prishtinë – Pejë, Prishtinë – Mitrovicë dhe Deçan – Plavë.
Kreu i komunës së Shtimes z. Naim Ismajli gjatë përurimit të këtyre rrugëve e ka falënderuar ministrin Mujota dhe Ministrinë e Infrastrukturës për investimet miloinëshe në këto dy rrugë. ”Në emër të banorëve lokal, në emër të institucioneve dua ta falënderoj Qeverinë e Kosovës përkatësisht Ministrinë e Infrastukturës dhe ministrin Mujota për të gjitha këto investime për rregullimin dhe asfalrtimin e rrugës në komunën tonë. Deri në fund të këtij muaji do të përmbyllim edhe pesë projekte të tilla”, ka theksuar kryetari Ismajli. Ai më tej ka shtuar se këto rrugë kanë rëndësi të posaçme sepse mundësojnë qarkullimin e lirë të banorëve dhe mallrave jo vetëm të komunës së Shtimes por edhe të Ferizajt dhe tërë Kosovës.


