Kim Kardashian ka fituar një proces gjyqësor duke fituar miliona dollarë gjithashtu. Ajo e akuzoi këtë kompani se i vjedhi stilin e veshjes pa e marrë lejen e saj duke e detyruar kompaninë të paguaj 2.7 milion dollarë në favor të yllit televiziv.
Në shkurt të këtij viti, Kim kishte dorëzuar padinë në gjykatë.
Sipas dokumenteve që shkroi gjyqtari i lëndës, kompania që bërë këtë shkelje ligjore, vazhdimisht kishte përdorur emrin e Kim Kardashian dhe stilin e saj bazuar në fotot e saj në rrjetet sociale.
Ajo kishte kërkuar 10 milion dollarë në total por gjykata vendosi në favor të saj që ajo të merrte afër 3 milion dollarë amerikan.




