​Zyrtare: Ylli i Juventusit e vazhdon kontratën deri më 2023

PUBLIKUAR

Faqja zyrtare e Juventusit ka bërë të ditur të ditur se mbrojtësi i krahut të majtë, Alex Sandro, e ka rinovuar kontratën me klubin, duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2023.

Sandro i ka luajtur 134 ndeshje për “Zonjën e vjetër”, duke i shënuar nëntë gola në këtë periudhë. Ai është mbrojtësi që ka luajtur më së shumti ndeshjes që kur u transferua në vitin 2015, si dhe ka bërë më shumti asiste, gjithsej 18, shkruan Gazeta Express.

Braziliani u transferua më 20 gusht të vitit 2015 në Juventus nga Porto për 26 milionë euro, kur kishte nënshkruar kontratë pesëvjeçare, e cila do të përfundonte verën e vitit të ardhshëm.

Për Alex Sandron kishte shprehur interesim gjatë afatit kalimtar të verës Manchester Unitedit, pasi që trajneri, tani i shkarkuar, Jose Mourinho, është tifoz i madh i brazilianit. Megjithatë, ky transferim kishte dështuar dhe Sandro mbeti në Juventus.

Nëse ai nuk do të nënshkruante kontratë të re me Juventusit, atëherë klubi italian do ta humbte atë si transferim të lirë gjatë afatit kalimtar të janarit ose do të detyrohej ta shiste atë për një çmim të ulët.

Por, tanimë Juventusi ka bërë të ditur se Sandro, i cili ka vlerë prej 50 milionë eurosh, e ka vazhduar kontratën me klubin italian deri në vitin 2023. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...