​Zyrtare: Oddo trajner i skuadrës së njohur të Serie A

PUBLIKUAR

Massimo Oddo është emëruar trajner i skuadrës italiane, Udinese

Skuadra e Udineses gjatë ditës së sotme ka shkarkuar trajnerin Del Neri, pas rezultateve jo të mira në fillim të këtij sezoni.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe ka njoftuar se trajner i ardhshëm i skuadrës do të jetë ish mbrojtësi i Milanit, Massimo Oddo.

“Ne jemi të lumtur të ju njoftojmë se Massimo Oddo është emëruar trajner i Udineses”, thuhet në njoftimin zyrtar të skuadrës italiane.

Oddo do të jetë trajner i Valon Behramit, me të cilin kishte luajtur për dy sezone te skuadra e Lazios në periudhën 2005-07. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...