Neymar do të debutojë këtë të diel me PSG kundër skuadrës së Guingamp
Më në fund Federata e Futbollit e Francës ka njoftuar se kanë pranuar certifikatën e transferimit të Neymar në PSG.
Braziliani ka qenë në pritje të kompletimit të dokumenteve, pa ditur se kur do të mund të luajë për skuadrën e re, pas kompletimit të transferimit prej 222 milionë eurove nga Barcelona.
“FFF mund të konfirmoj se ka pranuar certifikatën e transferimit të Neymar të dërguar nga RFEF”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Neymar kështu të dielën do të luajë ndeshjen e parë më PSG, kur do të udhëtojnë për t’u takuar me Guingamp në kuadër të Ligue 1. /Express/



