Liverpool ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin anglez Dominic Solanke
Skuadra e Liverpoolit përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin 19 vjeçar të Chelseat, Dominic Solanke.
Lojtari do t’i bashkohet Liverpoolit me një korrik, atëherë edhe kur i skadon kontrata me skuadrën e Chelseat.
“Liverpool ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin anglez, Diminoc Solanke. 19 vjeçari do të kompletoj transferimin me 1 korrik, atëherë edhe kur skadon kontrata e tij me Chelsean”, thuhet në njoftimin e Liverpoolit.
Ky është largimi i dytë brenda pak minutave nga Chelsea, pasi më herët u largua edhe portieri Asmir Begovic, i cili iu bashkua Bournemouthit. /Express/



