Federata Angleze ka njoftuar se Gareth Southgate do të jetë trajner i Kombëtares deri në vitin 2020
Federata e Futbollit e Anglisë e ka konfirmuar trajnerin Gareth Southgate në krye të Kombëtares për katër vitet e ardhshme.
Southgate ishte përkohësisht duke e drejtuar skuadrën, pasi më herët dha dorëheqje Sam Allardyce, për shkak të një skandal.
“Gareth Southgate do të jetë përzgjedhësi i Kombëtares deri në vitin 2020”, thuhet në njoftimin e FA. /Express/


