​Ylli i Realit i ofrohet Liverpoolit (Foto)

PUBLIKUAR

Liverpool është një nga skuadrat që i janë ofruar shërbimet e James Rodriguez

E ardhmja e James Rodriguezit është larg Real Madridit. Mesfushori kolumbian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri.

Kjo ka bërë që agjenti i tij Jorge Mendez t’ua ofrojë shërbimet e James disa skuadrave të mëdha evropiane si Manchester United, Inter Milan, Juventus, Manchester City dhe PSG.

Në mesin e këtyre skuadrave është edhe Liverpool i Jurgen Klopp, shkruan Sport.

Çmimi i James është 75 milionë euro, shumë kjo e vendosur nga kampioni i Spanjës dhe Evropës, Real Madrid.

Përveç James, Reali gjatë kësaj vere do të shes edhe dy lojtarë të tjerë, Alvaro Morata dhe Danilo, ndërsa tashmë janë larguar Pepe dhe Coentrao. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...