​Ylli i Liverpoolit: Duhet të frymëzohemi nga Manchester City

PUBLIKUAR

Mbrojtësi anësor i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, beson se klubi i tij duhet të frymëzohet nga Manchester City, pasi skuadra e Jurgen Kloppit e pësoi disfatën e parë të sezonin në ndeshjen kundër skuadrës së Pep Guardiolës të mërkurën.

Liverpooli u mposht me rezultat 2-1 nga Manchester City në ndeshjen e zhvilluar të enjten në stadiumin Etihad. Fillimisht Sergio Aguero i kaloi vendasit në epërsi, mirëpo pas golit të shënuar nga Roberto Firmino, që e barazoi rezultatin, golin e fitores e shënoi Leroy Sane, përcjell Gazeta Express.

Me këtë fitore, Manchester City e zvogëloi distancën mes dy klubeve nga shtatë në katër pikë. Ndërsa, Tottenhami mbetet vetëm dy pikë larg Manchester Cityt dhe gjashtë pikë larg liderit, Liverpoolit.

Sezonin e kaluar, ecuria e Manchester Cityt për ndeshje pa disfatë u përfundua në janar nga Liverpoolit, mirëpo djelmoshat e Guardiolës u përgjigjën duke e fituar titullin me një numër rekord të pikëve, plot 100.

Dhe Alexander Arnold, i cili e asistoi golin e shënuar nga Roberto Firmino të enjten, beson se Liverpooli duhet ta përdorë dhimbjen për t’u kthyer edhe më fuqishëm në garën për titull, ashtu siç kishte bërë sezonin kaluar Manchester City.

“Çdo disfatë shkakton dhimbje. Por, disfata ndaj Manchester Cityt është me të vërtetë e vështirë pasi që e kishim një ecuri të gjatë pa asnjë humbje”, ka thënë mbrojtësi anglez pas përfundimit të ndeshjes së parë të vitit 2019.

“Kemi pasur shumë fitore këtë sezon dhe ne po e përjetojmë keq këtë moment. Ka mbetur në kokat tona edhe pse e dinim se do të vinte koha që do ta humbnim një ndeshje, pasi që futbolli është i tillë”.

“Por, ecuria e ndeshjeve pa fitore e sezonit të kaluar të Manchester Cityt përfundoi në Anfield, madje në të njëjtën periudhë të sezonit, dhe ata u përgjigjën me një ecuri tjetër të gjatë të ndeshjeve pa humbje”.

“Këtë gjë e bëjnë ekipet e mëdha dhe këtë gjë duhet ta bëjmë edhe ne. Dëgjomëni, është një humbje që ta lë një shije të hidhur. Atë që duhet ta bëjmë është të përmirësohemi dhe të ecim përpara. Nuk do ta lejojmë një humbje të na i shkatërrojë sezonin”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...