Granit Xhaka ka bërë një gjest të madh, duke i dërguar letër tifozit pesë vjeçar të Sunderlandit, Brandley Lowery, i cili po vuan nga kanceri
Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka treguar se përveç një futbollist i madh është edhe një njeri i madh.
Ai ka qenë njëri ndër 80 mijë personat që i kanë dërguar letër tifozit pesë vjeçar të Sunderlandit, Brandley Lowery, i cili po e lufton kancerin.
Bradley ishte ftuar nga skuadra e Sunderlandit në ndeshjen e fundit ndaj Chelseat në Premierligë. /Express/


