​Valverde: Messi do të luajë kundër Athletic Bilbaos, nëse është gati

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka zbuluar se ylli argjentinas i skuadrës së tij, Lionel Messi, mund të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Athletic Bilbaos, nëse ai ndihet se është shëruar plotësisht nga lëndimi i tij.

Barcelona do të ndeshet me Atheltic Bilbaon nesër në orën 20:45. Trajneri Valverde mund ta ketë të pamundur të kërkojë ndihmë nga argjentinasi, i cili është i lënduar, transmeton Gazeta Express.

“Si gjithmonë, ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Ne nuk deshëm të rrezikojmë atë në ndeshjen e fundit dhe jemi në një situatë të ngjashme edhe për ndeshjen e radhës”, ka thënë Valverde.

“Ai është në rregull, por ne duhet të presim për ta marrë një vendim. Nëse ai ndihet 100 për qind i shëruar, do të luajë. Nëse jo, ne duhet ta marrim një vendim”.

Në minutën e 70-të të ndeshjes kundër Valencias, një javë më parë, pasi e shënoi golin e barazimit, Messi bëri që të mbizotërojë heshtja në Camp Nou, pasi që një përplasje me Antonio Laton e la atë të lënduar.

Megjithatë, pas një trajtimi nga mjekët e klubit, argjentinasi u kthye në fushën e lojës, gjë që u mirëprit nga tifozët e pranishëm në stadium. Por, Messi nuk luajti me të njëjtin intensitet në pjesën e mbetur të lojës dhe nuk e bëri asnjë vrapim të shpejtë.

Argjentinasi luajti në pjesën e dytë në ndeshjen e mesjavës, kundër Real Madridit, mirëpo trajneri nuk do ta rrezikojë atë sepse e ka në mendje ndeshjen e Ligës së Kampionëve, kundër Lyonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...