​Trajneri i Trepçës ’89 befason pas humbjes turpëruese nga Vikingur

PUBLIKUAR

Zekirja Ramadani e ka marrë përgjegjësinë për humbjen e skuadrës së tij 4:1 nga Vikingur dhe eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Trajneri i Trepçës ’89, Zekirja Ramadani ka thënë se futbollistët e skuadrës së tij dhanë maksimumin në humbjen 4:1 ndaj Vikingur.

Ai tha se merr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje dhe nëse është nevoja edhe largohet nga Trepça ’89.

“Përgjegjësinë e ndeshjes e marrë unë, por përvoja e ekipit kundërshtar ishte më dominonte se dëshira e jonë”, tha fillimisht Ramadani për Supersport.

“Do të takohem me presidentin dhe nëse është nevoja do të largohem nga Trepça ’89”, vazhdoi ai.

Ndërsa krejt në fund tha se kartoni i kuq i Blerand Kurtishajt ka ndikuar shumë në rezultatin përfundimtar.

“Nuk jemi të parët që marrim karton të kuq, por na dëmtoi shumë dhe kjo ndodhi nga euforia që për herë të parë po luante një ndeshje të tillë”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...