​Torres mund të bëhet lojtari më i paguar në botë

PUBLIKUAR

Fernando Torres mund të largohet nga Atletico Madridi pas shumë ofertave që kanë ardhur në adresë të lojtarit. Agjenti i sulmuesit spanjoll, Jose Antonio Martin, ka konfirmuar se shumë ekipe i janë vënë pas klientit të tij, duke përfshirë edhe një skuadër nga Kina.

Ai po ashtu ka shtuar se nëse Atletico pranon ofertën e një klubi, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, Torres do të bëhet futbollisti më i paguar në botë.

“Fernando dhe Diego Simeone duhet të ulen e të flasin për këtë ofertë”, ka deklaruar Martin për ‘The Sun’.

“Një ofertë e tillë është e vështirë të refuzohet, pasi që Torres do të bëhet futbollisti më i paguar në botë, por gjithçka do të varet nga dëshira e Atleticos, për ta mbajtur apo shitur lojtarin”.

Përndryshe, ‘El Nino’ ka realizuar dy gola në këtë stinor të La Ligës, me fanellën e Atletico Madridit.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...