​Të gjithë në Real Madrid e mbështesin Modricin për “Topin e Artë”

PUBLIKUAR

Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, është bërë lojtari kyç në dhomën e zhveshjes së “Los Blancos” tani që është larguar Cristiano Ronaldo, dhe të gjithë bashkëlojtarët e tij e mbështesin kroatin për çmimin e FIFA-s për lojtarin më të mirë dhe për çmimin “Topi i Artë”.

Për shkak të karizmës së tij në dhomën e zhveshjes, mesfushori është kandidati kryesor për ta zëvendësuar Cristiano Ronaldon në skuadrën e Real Madridit, sa i përket suksesit në ceremonitë e ndarjes së çmimeve, transmeton Gazeta Express.

Tanimë, ai e ka fituar çmimin për lojtarin më të mirë gjatë turneut të Kupës së Botës në Rusi me Kombëtaren e Kroacisë, me të cilët arriti të shkojë deri në finale, ku u mposhtën nga Franca me rezultat 4-2.

Ai gjithashtu e fitoi çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të sezonit 2017/2018, ku ishte kundër Mohamed Salahut dhe Cristiano Ronaldos. Për më tepër, në këtë ceremoni, ai e mori edhe çmimin për mesfushorin më të mirë.

“Ai i meriton të gjitha këto çmime që ka arritur t’i fitojë dhe ai meriton të fitojë edhe shumë çmime të tjera”, kishte thënë Nacho për bashkëlojtarin e tij në Real Madrid.

Edhe stafi i trajnerëve e mbështet kroatin, dhe trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui, ka thënë se është i bindur që 32-vjeçari do ta marrë edhe “Topin e artë”.

“Jam i bindur se ai do ta marrë edhe çmimin ‘Topi i artë’, pasi që ai kishte një sezon të mrekullueshëm vitin e kaluar dhe i meriton plotësisht këto çmime”, ka thënë Lopetegui.

Është e qartë se të gjithë lojtarët dhe stafi në Real Madrid janë të kënaqur që Modrici është duke i fituar këtu çmime, të cilat më herët në Santiago Bernabeu i sillte Cristiano Ronaldo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...