Portieri shqiptar i Lazios, Thomas Strakosha ka thënë se është shumë i lumtur që kanë eliminuar Romën dhe kanë kaluar në fianle të Kupës së Italisë
Lazio mbrëmë humbi 3:2 nga Roma, por u kualifikua në finale të Kupë së Italisë falë fitores 2:0 në ndeshjen e parë, ku portieri shqiptar Thomas Strakosha luajti nga fillimi.
Strakosha tha se është shumë i lumtur që ka arritur finalen e parë në karrierë.
“Ishte e rëndësishme që skuadra arriti finale, ky ishte objektivi ynë. Do të jetë finalja ime e parë si futbollist. Në Kupën e Italisë e kemi mundur Romën disa vite më parë dhe është gjithmonë diçka e bukur të fitosh kundër tyre”, tha Strakosha për Lazio Style Channel.
Ai po ashtu tha se këtë triumf ia kushton familjes së tij, e cila ka besuar gjithmonë te ai, në momente të vështira dhe duke e mbështetur gjithmonë ëndrrat që kishte.
Kujtojmë se Lazio sonte do të mësojë skuadrën kundër të cilës do të luaj në finale, pas takimit ndërmjet Napolit dhe Juventusit. /Express/


