​Start i pabesueshëm i Milanit: Katër ndeshje, katër fitore (Foto)

PUBLIKUAR

Milan e ka nisur furishëm sezonin e ri 2017/18, jo vetëm në Itali, por edhe në Evropë

Skuadra e Milanit në fillim të këtij sezoni ka zhvilluar katër ndeshje zyrtare, tri në kualifikimet për Europa League dhe një në Serie A.

Në këto katër ndeshje, Milan ka arritur katër fitore, duke shënuar 12 gola dhe duke mos pranuar asnjë.

Fillimisht në dy ndeshje kishte mposhtur Craiovan 0:1 në udhëtim dhe 2:0 në San Siro, pastaj Shkëndijën e Tetovës 6:0 dhe mbrëmë në kuadër të Serie A mposhti Crotonen në udhëtim 0:3.

Mbetet të shihet nëse Milan këtë formë të mirë do ta ruaj edhe kur të takohet me skuadrat më të mëdha se sa tri të parat. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...