​Spalleti: Jam i lumtur që u përballëm me Barcelonën pa Messin

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, ka thënë se ai është i lumtur që skuadra e tij u përballë me Barcelonën kur mungonte ylli i katalonasve, Lionel Messi, pasi që në mungesë të tij, Zikaltrit e kishin më të lehtë.

Interi e arriti një barazim 1-1 në ndeshjen kundër Barcelonës dje në San Siro. Këtë pikë, të vlefshme për grupin B të Ligës së Kampionëve, zikaltërve ua siguroi kapiteni Mauro Icardi, përmes një goli në minutat e fundit të ndeshjes, përcjell Gazeta Express.

Messi nuk pati mundësi të luante as në këtë ndeshje për shkak se më 20 tetor ai e kishte thyer krahun e tij të djathtë pas në përplasjeje me një lojtar të Sevillës. Megjithatë, edhe pa argjentinasin, Barcelona e arriti pikën e nevojshme për ta siguruar kualifikimin nga faza e grupeve.

Goli i shënuar në minutën e 83-të nga Malcom nuk rezultoi të jetë i mjaftueshëm për Barcelonën, pasi që Icardi e shënoi golin e barazimit në minutën e 87-të. Spalletti beson se skuadra e tij e kishte më të lehtë të luante kundër Barcelonës, kur Messi mungonte.

“Mendoj se Messi është një futbollist i jashtëzakonshëm. Barcelona është një skuadër e mrekullueshme edhe kur Messi nuk është duke luajtur. Por, nëse ai luan, atëherë skuadra e tyre bëhet edhe më e fortë”, ka thënë Spalletti.

“Kështu që më vjen keq nëse Messi nuk është duke luajtur për shkak të një lëndimi, sepse nuk dua që as ai dhe asnjë lojtar tjetër të lëndohet. Është e qartë që kur luan ndaj Barcelonës, dëshiron të luash pa Messin në fushë”.

“Por, edhe ju do ta donit po të njëjtën gjë, apo jo? Askush në këtë dhomë nuk do të thotë asgjë, por ju mendoni si unë”.

Interi, me shtatë pikë, janë në vendin e dytë të grupit B, pas Barcelonës me dhjetë pikë. Zikaltrit janë katër pikë larg klubit në vendin e tretë, Tottenhamit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...