Pasi ishte bërë operacion gjatë kohës së fundit dhe sapo është kthyer përsëri në futboll, yllit të Real Madridit, Iscos, do t’i jepet edhe më shumë kohë nga trajneri Santiago Solari për t’u kthyer plotësisht në formën e tij më të mirë.
Ish-lojtari i Malagas nuk kishte udhëtuar me skuadrën e madrilenëve për ndeshjen e vlefshme për Copa del Rey në mesjavë dhe u aktivizua në ndeshjet kundër Real Valladolidit dhe Viktoria Plzenit nga banka rezervë, transmeton Gazeta Express.
“E dimë kualitetin e Iscos dhe e dimë sa i veçantë është ai. Ai është duke u stërvitur me skuadrën çdo ndeshje për t’u kthyer me ne. Ai kishte një operacion delikat dhe nuk është e lehtë të kthehesh nga kjo”, ka thënë Solari.
“Ai është duke u stërvitur me skuadrën. Të gjithë ne, që kemi qenë futbollistë, e dimë se duhet të vazhdojmë të stërvitemi për t’u kthyer në formën tonë më të mirë”.
Kur Julen Lopetegui ishte ende trajneri i ‘Los Blancos’, Isco kishte qenë i përfshirë në formacionin e parë menjëherë pasi ishte kthyer nga lëndimi, dhe kishte luajtur për plot 90 minutat në El Clasico. /Gazeta Express/