Borussia Dortmund e dëshiron spanjollin në superformë, Suso
Futbollisti i Milanit, Suso po kalon momente shumë të mirë, ku në derbin e fundit kundër Interit shënoi dy gola në barazimin 2:2.
Paraqitjet e tij të mira këtë edicion kanë bërë që shumë skuadra të interesohen për të, ndër to edhe Boruusia Dortmund, shkruan Calciomercato.
Por, Suso ka një tjetër dëshirë dhe ajo është vazhdimi i kontratës me Milanin, e cila skadon në qershor të vitit 2019.
Spanjolli me kontratën aktuale fiton vetëm 1 milionë euro në vit, ndërsa shpreson se do t’i përmirësohen dukshëm kushtet e kontratës. /Express/


