​‘Shpresoj që këtë javë të transferohem në Barcelonë’

PUBLIKUAR

Paulinho dëshiron që sa më parë të transferohet në Barcelonë

Drejtuesit e Barcelonës janë në kërkim të një mesfushori, pas dështimit që të transferojnë italianin e PSG-së, Marco Verratti.

Plani B i Barcelonës është mesfushori brazilian i Guanghzou, Paulinho, shkruan Mundo Deportivo.

Skuadra kineze e ka konfirmuar ofertën e Barcelonës prej 20 milionë eurosh, të cilën e kishte refuzuar menjëherë.

Por, vet lojtari shpreson se javën tjetër do të arrihet marrëveshja, sepse dëshiron të luajë në Camp Nou.

“Jam shumë i lumtur për interesimin e Barcelonës. Shpresoj se marrëveshja do të arrihet gjatë javës që vjen”, tha Paulinho gjatë një interviste për Mundo Deportivo.

Në planet e Barcelonës janë edhe mesfushorët tjerë si Ander Herrera i Manchester Unitedit dhe Michael Seri i Nice. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...