Bastian Schweinsteiger e ka nisur me gol aventurën e tij në Chicago Fire
Mesfushorit gjerman, Bastian Schweinsteiger i janë dashur vetëm 17 minuta që të shënoi golin e parë për skuadrën e tij të re, Chicago Fire.
Ai shënoi golin e parë në barazimin 2:2 me Montreal Impact dhe për këtë ndjehet shumë mirë.
“Ishte ndjenjë shumë e mirë. Harkim perfekt nga David dhe unë shënova me kokë. Ishte ndjenjë shumë e mirë, por pak i mërzitur, jo shumë i lumtur sepse nuk e fituam ndeshjen”, tha Schweinsteiger. /Express/


