​Sarri takohet me drejtuesit e Chelseat

PUBLIKUAR

Maurizio Sarri do të takohet sot me drejtuesit e Chelseat për të biseduar për të ardhmen e tij në klub, si dhe për incidentin me Kepa Arrizabalagan, i cili i refuzoi urdhrat e trajnerit për t’u zëvendësuar.

Trajneri italian është nën presion për ta shpëtuar pozitën e tij si trajneri i Chelseat, pas disfatës në finalen e Carabao Cup, kundër Manchester Cityt, transmeton Gazeta Express.

Besohet se ai është shumë afër shkarkimit dhe kjo karriera e tij mund të përfundojë qysh pas ndeshjes që zhvillohet nesër, kundër rivalit të qytetit, Tottenhamit, nëse “Të kaltrit” nuk arrijnë të sigurojnë fitore.

Për më tepër, Kepa ngriti dyshime mbi autoritetin e Sarrit në klub, kur nuk pranoi të zëvendësohet në fund të pjesës shtesë në finalen e së dielës. Willy Caballero po priste rreth fushës për të hyrë në lojë, mirëpo ai u detyrua të rrinte në stol edhe për gjuajtjet e penalltive.

Kepa nuk arriti ta mbrojë një penallti të gjuajtur keq nga Sergio Aguero dhe Manchester City e fitoi titullin e Carabao Cup, duke fituar 4:3 në gjuajtjet e penalltive, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar me rezultat 0:0.

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich, nuk ishte në stadium kur ndodhi ky incident, megjithatë i pranishëm ishte drejtori ekzekutiv, Bruce Buck. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...