​Sarri i kritikon lojtarët pas disfatës në Wembley: Nuk më pëlqeu askush

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, e ka pranuar se paraqitje e skuadrës së tij në ndeshjen kundër Tottenhamit ishte e tmerrshme dhe i ka kritikuar lojtarët e tij duke thënë se është i zhgënjyer me paraqitjen e tyre.

Tottenhami arriti t’i marrë tri pikë në derbin e Londrës në Wembley dje, përmes tri golave të shënuar nga Dele Alli, Harry Kane dhe Son Heung-min, para se Olivier Giroud ta shënonte një gol ngushëllues për mysafirët në fund të ndeshjes, transmeton Gazeta Express.

Mysafirët nuk arritën ta mbanin topin për kohë të gjatë pasi që Tottenhami bënin presion vazhdimisht dhe e rikuperoni topin, duke ia dhënë Sarrit humbjen më të thellë në Stamford Bridge deri më tani.

“Pas vetëm pesë minutave, situata ishte shumë e qartë. Ne i humbëm shumë topa, kundër Tottenhamit, dhe është shumë e rrezikshme kur e humbet topin në pjesën tënde të fushës”, ka thënë Sarri.

“Në kundërsulme të shkurta, ata janë një nga skuadrat më të mirë në Evropë. Ishte e tmerrshme dhe pas 20 minutave, minimumi ishte 2-0. Jam i zhgënjyer sepse luajtëm shumë keq gjatë gjithë ndeshjes”.

“Ishin të këqij në të gjitha aspektet: fizikisht, mentalisht, teknikisht dhe taktikisht. Sot, nuk më pëlqeu askush”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...