​Sa do të ndikojë në sport dalja nga BE e Britanisë?

PUBLIKUAR

Ekspertët financiar shkruajnë se dalja nga BE mund të ndryshojë pamjen e Premier League, një nga kampionatet më të ndjekura në bote. Efekti i parë dhe i menjëhershëm i referendumit është zhvlerësimi i stërlinës britanike.

Kjo do të thotë se klubet e Premier League-s do ta kenë më të vështirë të blejnë lojtarë nga pjesa tjetër e Evropës, pasi çmimi për ta do të jetë më i lartë.

Nëse vlera e Pogbas është 120 milion euro, për shkak të zhvlerësimit të stërlinës, anglezët do ta blejnë 40 milionë euro më shtrenjtë.

Efekti i dytë është direkt te lojtarët e Premier Ligës. Për momentin 65% e futbollistëve në këtë kampionat vijnë nga vendet jashtë Britanisë. Deri tani lojtarët me pasaportë europiane luanin pa asnjë problem në Premier Ligë, por Brexit hap të tjera skenarë.

Rasti më i keq është që të gjithë lojtarët evropianë si Payet, De Gea, Fabregas, Martial, Nasri apo Mignolet të konsiderohen ekstra komunitarë dhe tani e tutje ata duhet të aplikojnë për leje pune.

Problemi tjetër është se tani e tutje në Premier League nuk do të mund të shohim talente poshtë moshës 18 vjeç. Sipas rregullave të FIFA-s lojtarët e kësaj moshe nuk mund të transferohen apo të luajnë në kampionatet jashtë Bashkimit Evropian, raporton tch.

Brexit do të ndikojë shumë edhe në rugby dhe në kriket, pasi sipas një marrëveshjeje të vitit 2003, sportistë nga Afrika, Karaibe dhe ishujt e Paqësorit gëzonin të njëjtat të drejta si lojtarët e BE-së.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...