​Rosberg kampioni i ri në Formula 1

PUBLIKUAR

Nico Rosberg është kampioni i ri i botës në Formulën 1

Piloti gjerman i Mercedesit e mbylli Çmimin e Madh të Abu Dabit, garën e fundit sezonale, në vendin e dytë, gjë që i mjaftoi për të lënë pas në renditjen përfundimtare shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton, i cili ngushëllohet me mbylljen me triumf të sezonit.

Në spektaklin e garës së fundit, Hamilton ndoshta provoi fitoren më të hidhur të karrierës. Kjo pasi suksesi nuk i mjaftoi për të ruajtur titullin e fituar një vit më parë.

Një garë e mirë edhe për Sebastian Vettel me Ferrari, i cili u rendit në vendin e tretë dhe për herë të parë këtë sezon provoi të “ngacmonte” makinat Mercedes deri në metrat e fundit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...