Wayne Rooney, i cili tani luanë për klubin e SHBA-së, DC United, e ka pranuar se ish-klubi i tij do ta ketë të vështirë të konkurrojë kundër Manchester Cityt, por kjo gjë do të ishte më e lehtë nëse ata arrijnë të transferojnë edhe dy lojtarë të tjerë.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Manchester United, Wayne Rooney, shpreson se ish-klubi i tij do ta fitojë titullin e Premierligës, por thotë se “Djajve të kuq” iu nevojiten edhe dy lojtarë të ri për ta bërë këtë gjë, përcjell Gazeta Express.
“Mendoj se do të jetë e vështirë pas sezonit që patën vitin e kaluar. Manchester City janë duke luajtur futboll të mrekullueshëm”, ka thënë Rooney.
“Por, unë shpresoj se dikush do t’i mposhtë, do të ishte mirë, kështu që shpresoj që ai klub të jetë Manchester Unitedi. Mendoj se i nevojiten edhe një ose dy transferime”.
“Ata kanë ndeshjen kundër Leicesterit të premten, kështu që shpresoj që ata do të shkojnë një hap më tutje këtë sezon dhe ta kthejnë trofeun përsëri në Old Trafford”. /Gazeta Express/


