​“Ronaldo më i mirë se Messi”

PUBLIKUAR

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso ka thënë se Cristiano Roanldo është më i mirë se sa Leo Messi

Fernando Alonso është një tifoz i madh i Real Madridit dhe kështu thotë se lojtari më i mirë në botë është Cristiano Ronaldo.

Spanjolli e pranon se Messi është i jashtëzakonshëm, por thotë se i interesojnë vetëm lojtarët e Realit.

“Po, Ronaldo është më i mirë se Messi”, tha fillimisht Alonso për Globo Esporte.

“Messi ka një talent të pabesueshëm po ashtu, por si tifoz i Realit, më interesojnë vetëm lojtarët e kësaj skuadre”, tha ai në fund, duke arsyetuar edhe zgjedhjen e tij.

Ronaldo javë më parë u shpallë më i mirë në botë nga FIFA duke fituar çmimin “The Best” dhe është favoriti kryesor edhe për Topin e Artë, ku do të barazohej me Messin me nga pesë. /Express

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...